Arrijnë trupat e viktimave në masakrën e Rezallës

Arrijnë trupat e viktimave në masakrën e Rezallës

Arkivolet e viktimave të masakrës së Rezallës kanë arritur në Kosovë, përcjell Insajderi.com.

Për t’i pritur këto arkivole aty është parë kryesuesi i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, Andin Hoti, kryetari aktual i Skënderajt, Bekim Jashari dhe Sami Lushtaku.

Familjarët duke pritur arkivolet e të afërmve të tyre të vdekur në masakrën e Rezallës

Për homazhe para arkivoleve të viktimave do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ndërkaq, eshtrat e këtyre trupave janë zhvarrosur nga varrezat masive në Rashkë të Serbisë.

Riatdhesimi i këtyre trupave është duke u realizuar me përkrahjen e familjeve, Institutit të Mjekësisë Ligjore, Policisë së Kosovës, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

Po ashtu, edhe ish-drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu, ka publikuar disa fotografi në momentin e arritjes së arkivoleve./Insajderi.com