Arrijnë vaksinat e para nga Serbia në Maqedoninë Veriore, vaksinimi fillon të mërkurën

Arrijnë vaksinat e para nga Serbia në Maqedoninë Veriore, vaksinimi fillon të mërkurën

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot pas pranimit të vaksinave nga Serbia ka deklaruar si shenjë miqësie Serbia sot në mënyrë solidare ka ndarë një pjesë të vaksinave me Maqedoninë Veriore.

“Pakoja nga 4.680 nga gjithsej 8000 është shenjë miqësie dhe ndihmë deri sa të na arrin vaksinat që i kemi porositur. Asgjë nuk ka përfunduar dhe duhet të jemi vigjilent. Si asnjëherë më parë pandemia na tregoi se jemi të lidhur me vlerat më të mira. Takimi jonë i sotëm është rezultat pikërisht i miqësive mes popujve dhe mirëkuptimit se si jemi gjetur shtetet në botë”, ka thënë Zaev.

Sipas tij kjo vepër i përforcon marrëdhëniet mes dy shtetet.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se është i lumtur që Maqedonia e Veriut do të fillojë vaksinimin, ndërsa tha se ata nuk kanë asnjë interes përpos që vendi fqinj të avancojë.

Sipas tij procedura për t’i sjellë në Maqedoninë e Veriut ka qenë shumë e komplikuar.

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, nga pikë kalimi kufitar Tabanovcë ka falënderuar Serbinë për vaksinat e dhuruara, ndërsa ka shtuar se nga e mërkura do të fillojë procesi i vaksinimit në Qendrën Klinike në spitalin modular në Shkup. /Insajderi.com