Arrin ‘bomba e re’ e Ferrarit

Prodhuesi italian prezantoi modelin e tretë të ri në 2019, pas F8 Tributo dhe SF90 Stradale.

Arrin ‘bomba e re’ e Ferrarit

Ferrari F8 Spider është një version kabriolet i F8 Tributo, por edhe pasardhësi i Ferrari 488 Spider.

Makina plotësohet me stil nga F8 Tributo, i cili ndryshon nga çatia e ngurtë elektro-palosëse dhe pjesa e pasme e trupit, e cila duhej të modifikohej. Kulmi  ngritet ose ulet për vetëm 14 sekonda, dhe të dy operacionet mund të kryhen ndërsa automjeti është në lëvizje, por vetëm me shpejtësi deri në 45 km/orë.

Në krahasim me paraardhësit e tij, Spider 488, Ferrari F8 Spider ka 20 kg më pak peshë, dhe sipas prodhuesit nga Maranel, aerodinamika e makinës është përmirësuar për 10%.

Nga zero deri 100 km/h, Ferrari F8 Spider përshpejton për vetëm 2.9 sekonda. Shpejtësia maksimale kufizohet në 340 km/orë ose 15 km/orë më shumë se Spider 488.

F8 Spider nuk është modeli i fundit i ri që prezantohet në vitin 2019 nga Ferrari, pasi premiera e një makine tjetër kabriolet, 812 Superfast Convertible, është shpallur për shtator.

Sipas AP, ekzekutivi i kompanisë italiane premtoi të lansojë 15 modele të reja në periudhën nga 2019 deri në vitin 2022 dhe të rrisë ndjeshëm çmimet mesatare të shitjes me pakicë të automjeteve. Ndryshe, çmimi mesatar i modeleve Ferrari vitin e kaluar ishte 274,000 euro.