
Sipas raportimeve të fundit të agjensisë së ekipeve të shpëtimit në Greqi, numri i viktimave si pasojë e zjarreve pyjore në Athinë, ka arritur në 74.
Raportohet se deri tani mbi 600 zjarrëfikës janë duke u përballur me zjarret të cilat kanë vërshuar zonat greke, njofton Klan Kosova.
Mëngjesi i së martës gjeti Greqinë me 50 persona të vdekur pas zjarreve të shpërthyera shkaqet e të cilave ende nuk janë bërë të njohura.