Arrin një kontingjent me barna në QKMF-në e Deçanit

Arrin një kontingjent me barna në QKMF-në e Deçanit

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan të martën mbrëma ka arritur një kontingjent me barna për t’i ardhur në ndihmë pacientëve të cilët po trajtohen pasi dyshohet se janë helmuar nga uji i pijes.

Mbi 1 mijë e 500 qytetarë në Deçan kanë kërkuar ndihmë mjekësore që nga e shtuna në këtë qendër, dy prej të cilëve kanë vdekur, për shkak të dyshimeve për helmim.

Dy rastet e vdekjeve janë cilësuar si të dyshimta, ndërkaq trupat e pajetë të viktimave janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Krahas problemeve shëndetësore, pacientët që po trajtohen në QKMF-në e Deçanit janë përballur edhe me mungesë të barnave.

Megjithatë, të martën mbrëma kjo kërkesë është plotësuar nga institucionet qendrore në Kosovë.

Gjatë vizitës në Deçan, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se është përpiluar një listë e barnave esenciale dhe pajisjeve tjera të nevojshme të cilën MSH-ja do ta trajtojë me prioritet./Insajderi.com