Arrinë mbi 20 mijë numri i të prekurve me Coronavirus

Arrinë mbi 20 mijë numri i të prekurve me Coronavirus

Me 337 rastet e raportuara të dielën me COVID-19, numri i përgjithshëm i infeksioneve ka shkuar në 20.179 nga 95.774 testime që janë kryer deri më tash në Kosovë.

Prej tyre 688 kanë përfunduar jetën si pasojë e virusit COVID-19.

Ndërsa 15.611 janë shëruar pas infektimit, gjatë ditës së fundit numri i atyre që kaluan COVID-n ishte 91.

Numri i rasteve aktive që para disa ditësh ishte në kufirin për të rënë nën dymijë tani po shkon tek katërmijë, saktësisht 3.880 qytetarë aktualisht janë të vetiozluar e hospitalizuar si pasojë e Coronavirusit. /insajderi.com