Arseyja përse Serbia tërhoqi stafin diplomatik nga Maqedonia

Arseyja përse Serbia tërhoqi stafin diplomatik nga Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë ka draftuar një propozim për të mbështetur përpjekjen e re të Kosovës për anëtarësim në UNESCO dhe kjo është një nga arsyet përse Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka vendosur ta largojë stafin diplomatik nga ambasada në Shkup për bisedime urgjente në Beograd, shkruan Sputnik.

Në ndërkohë, ende asnjë arsye zyrtare konkrete nuk është dhënë nga Beogradi, ku kryeministrja Ana Bernabiq, e përshkroi situatën mëngjesin e sotëm si “jo të lehtë”.

Bernabiq shtoi se së shpejti do të lëshojnë një deklaratë për media për të sqaruar këtë hap të qeverisë serbe. /Insajderi.com