Arsimi në ditën e 12 të grevës – Rrahman Jasharaj viziton grevistët

Arsimi në ditën e 12 të grevës – Rrahman Jasharaj viziton grevistët

SBASHK-u përmes një kumtese të dërguar dje ka bërë të ditur se sipas informatave të marra nga Këshillat Grevistë Komunal, rezulton se i tërë sistemi arsimor nga çerdhet deri te universitetet ishin në grevë.

“Këshilli Qendror Grevist, e as udhëheqësia e SBASHK-ut, edhe gjatë ditës së sotme nuk kanë pasur asnjë takim me asnjë institucion, e as udhëheqës të institucioneve në nivel lokal, e as në nivel qendror. Edhe njëherë, ju bëjmë apel institucioneve qendrore, në veçanti ministrit Bytyqi, që të jep kontributin e tij në Qeverinë e Kosovës, për realizimin e kërkesave ose largimin e Ligjit të pagave, përndryshe grevës nuk i shihet fundi”, thuhej në kumtesë.

Sot, në ditën e 12-të të grevës, kryetari i SBASHK-ut  Rrahman Jasharaj,  së bashku me Këshillin Qendror Grevist, do t’i  vizitojë grevistët  në komunën e Ferizajt,  pikërisht ne ora 9:15 ne çerdhen “Ardhmëria Jonë”, në ora 9:45 SH.F “Gjon Serreqi” dhe në ora 10:20 SH.M “Dr Shaban Hashani”. Mësimdhënësit janë në grevë të përgjithshme që nga 14 janari.