Arsyeja e shkarkimit të Avdullah Hotit – deklarohet Glauk Konjufca

Arsyeja e shkarkimit të Avdullah Hotit – deklarohet Glauk Konjufca

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka thënë se Avdullah Hoti, zëvendëskryeministri i shkarkuar nga detyra të mërkurën, ka qenë njëri prej organizatorëve të rrëzimit të qeverisë.

Konjufca, në një intervistë për Deskun në Kohavision, ka deklaruar se arsyetimi për shkarkimin e Avdullah Hotit mund të gjendet në fjalimin që ish-zëvendëskryeministri dha dje në Kuvendin e Kosovës.

“Z. Hoti nuk ka pse të jetë në këtë Qeveri. Aq më tepër kur përdor asi terma për kryeministrin Kurti. Arsyetimin besoj që e ka thënë vet z. Hoti. Madje, u kuptua se ai ishte njëri prej organizatorëve”, ka thënë Konjufca.

Ai ka thënë se ka pasur kontakte me ministrat e tjerë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në qeveri. Ka thënë se beson që ata do të vazhdojnë të jenë pjesë e qeverisë në detyrë. /Insajderi.com