Zyra e Kryeministrit të Kosovës, në përgjigjen që i ka kthyer avokatit të familjes Dehari, Tomë Gashi, e ka njoftuar atë se në lidhje me Rekomandimin e Kuvendit të Kosovës, ekspertiza e pavarur në rastin e Astrit Deharit mund të kryhet nga çfardo instituti ndërkombëtar, me kusht që ky shtet të jetë nga BE-ja dhe SHBA-të.
![Arsyeja pse qeveria refuzoi kërkesën e familjes Dehari për hetim të pavarur [dokument]](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2016/11/familja-dehari-730x440.jpg)
Zyra e Kryeministrit të Kosovës refuzoi kërkesën e familjes së Astrit Deharit, për hetime të pavarur nga Qendra Universitare e Mjekësisë Ligjore në Zvicër rreth vdekjes së ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, me arsyetimin se Zvicra nuk është e anëtarësuar në Bashkimin Evropian (BE).
Zyra e Kryeministrit të Kosovës, në përgjigjen që i ka kthyer avokatit të familjes Dehari, Tomë Gashi, e ka njoftuar atë se në lidhje me Rekomandimin e Kuvendit të Kosovës, ekspertiza e pavarur në rastin e Astrit Deharit mund të kryhet nga çfardo institut, me kusht që ky shtet të jetë nga BE-ja dhe SHBA-të.
“Ekspertiza mund të kryhet në cilindo vend të BE-së dhe SHBA-ve, ndërsa pasi që kërkesa e Familjes Dehari është që kjo ekspertizë të kryhet në ‘Qendren Universitare të Mjekësisë Ligjore në Lausanne të Zvicrës’, atëherë konsiderojmë se një gjë e tillë është në kundërshtim me pikën 4 të Rekomandimit të Kuvendit të Kosovës, pasi që Konfederata e Zvicrës nuk është pjesë e Bashkimit Evropian”, thuhet në përgjigjën e Zyrës së Kryeministrit.
Avokati i familjes Dehari ka treguar arsyen pse familja Dehari kishte zgjedhur një institut nga Zvicra për të kryer hetime të pavarura për vdekjen e Astrit Deharit.
“Familja Dehari ka përzgjedhur Institutin Zviceran për të vetmen arsye se ata kane jetuar ne Zvicër rreth 20 vite dhe kanë besim në Institucionet Zvicrane, por pas këtij refuzimi nga Zyra e Kryeministrit”, ka thënë Tomë Gashi për Insajderin.
Gashi ka thënë për se familja Dehari do të zgjedhë një tjetër institut që ndodhet në vendet e BE-së apo SHBA-ve. Por, Gashi ka thënë se deri tek zgjedhja e një instituti ndërkombëtar të mjekësisë ligjore do të duhet kohë.
“Familja Dehari do të zgjedhë një Institut në kuadër të shteteve të BE-së apo SHBA por për këtë do të duhet një kohë e caktuar për hulumtim të këtyre Instituteve, për të parë se cilat Institute kanë kredibilitet-besueshmeri që të kryejne hetime të pavarura në rastin e vrasjes së Astrit Deharit me 05.11.2016, ne Qendrën e Paraburgimit në Prizren”, ka thënë Gashi.
Rreth refuzimit të qeverisë ndaj kërkesës së familjes Dehari, Insajderi i ka dërguar pyetje edhe Ministrisë së Drejtësisë, mirëpo e ka pasur të pamundur të marrë përgjigje nga zyrtarët e kësaj ministrie.
Lëvizja Vetëvendosje përmes një konference për medie ka njoftuar sot se Qeveria e Kosovës e ka refuzuar kërkesën e familjes Dehari për hetime të pavarura në rastin Dehari. /Insajderi.com