Arsyetimi i Haradinajt për rritjen e pagës

Arsyetimi i Haradinajt për rritjen e pagës

Kryeministri i Kosovës në një ndej të organizuar për gazetarë ka falënderuar mediat për raportimin e tyre dhe bashkëpunimin që kanë pasur deri tani.

“Dëshira ime është me e ndryshua Kosovën me bë një shtet që kryen punë. Me qenë veprues dhe transparent para qytetarëve. Veprimet tona nuk do t’i fshehim, jemi të hapur për kritika”, ka thënë kryeministri.

Ndërsa, për vendimin e rritjes së pagave, kryeministri ka thënë se kjo është mënyra me transparente edhe pse të tjerët mund të mendojnë se ka gabuar.

“E kanë rrit rrogën vet, pagën e kolegeve të vet ua keni besuar këtyre njerëzve dy milionë është e pakuptimtë përgjegjësia politike dhe financiare e një kryeministri me pas rrogën 1300”, ka thënë Haradinaj.

“Ata që mendojnë se kam gabuar për pagat kanë të drejt, por sipas bindjes time është tregues se duam të punojmë në mënyrë transparente”, ka thënë kryeministri i Haradinaj./Lajmi.