Arsyetimi i Pacollit para ministrit malazez për mos ratifikimin e demarkacionit

Arsyetimi i Pacollit para ministrit malazez për mos ratifikimin e demarkacionit

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Begjet Pacolli, pas takimit me homologun e tij nga Mali i Zi, Srdjan Darmanovic kanë mbajtur një konferencë për media.

Pacolli në këtë takim bëhet e ditur t’i ketë kërkuar ende kohë për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit në Kuvendin e Kosovës. Ai ka thënë se kur behët fjalë për ratifikimin e kësaj marrëveshje, parlamenti i Kosovës është i komplikuar për momentin dhe nuk mund të ratifikohet kjo marrëveshja, shkruan Insajderi.

“Përbërja e parlamentit është e komplikuar. Është e pamundur të arrihet një marrëveshje sot. Shpresojmë se ky problem nuk do të pengojë marrëdhëniet e mira”, ka thënë Pacolli, njofton Telegrafi.rs.

Në anën tjetër përgjigja e ministrit të Malit të Zi, Darmanoviç tha se çështja e demarkacionit mes dy vendeve është çështje e përfunduar./Inasjderi.com