Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë dakorduar sot për rezolutën, përmes së cilës kërkohet lirimi i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Nga 79 deputetët që ishin të pranishëm në seancë, 78 prej tyre votuan pro miratimit të kësaj rezolute, ndërkaq vota e vetme kundër ishte ajo e deputetes nga radhët e LDK-së, Mirjeta Kalludra.
Kalludra në një prononcim për Telegrafin ka sqaruar se ka qenë një gabim teknik.
“Ka qenë një gabim teknik nga ana ime, dhe menjherë kam reaguar”, ka thënë shkurt Kalludra.
Përmes kësaj rezolute kërkohet që të pezullohet procesi i dialogut me Serbinë deri në lirimin e Haradinajt.
Veç këtyre, përmes rezolutës kërkohet që Qeveria të kërkojë nga BE-ja që të detyrojë Serbinë që të anulojë fletarrestet përmes Interpolit për qytetarët e Kosovë