Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, thotë që Thaçi po shkon drejt projektit që e dëmton Kosovën. Kjo formë e dialogut, është akt i cili i sanksionin ndarjen.
Në emisionin Frontal në televizionin T7, Artan Abrashi thotë se “kjo mënyrë e dialogut nuk është proces i cili sjell realizimin e aspiratave tona historike. Ky është një akte që ka për qellim dëmtimin e sovranitetit të Kosovës”, njofton Insajderi
Më pas ai ka shtuar se “Hashim Thaçi duke e realizuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, ai e filloi aventurën e tij të rrezikshme. Në këtë drejtim, spektri politik i Kosovës, në veçanti LDK-ja po i ndihmon”. /Insajderi.com