Artan Mustafa: Qeveria Kurti do të konsolidohej si populiste e djathtë

Artan Mustafa: Qeveria Kurti do të konsolidohej si populiste e djathtë

Artan Mustafa, ligjërues i politikës sociale dhe sociologjisë politike, e ka cilësuar qeverisjen e Albin Kurtit si populiste e djathtë. Ky cilësim i tij është bazuar në bazë veprimeve, përbërjes dhe programit të kabinetit qeverisës.

Në një intervistë, per “Le Monde Diplomatique-Shqip”, Mustafa ka thënë se brenda Lëvizjes Vetëvendosje ka veprimtarë që artikuojnë frymën e social-demokracisë. Mirëpo sipas tij përparësi në qeveri ju është dhënë përparësi zyrtarëve të tyre dogmatik konservator.

“Gjykuar nga konteksti ideologjik i partive në koalicionin qeverisës, disa nga veprimet populiste mediatike të qeverisë, përbërjes dhe programit të kabinetit qeverisës, kemi shumë arsye të besojmë se kjo qeveri do të konsolidohej si populiste e djathtë, pra do të shihnim më shumë veprime populiste brenda një vazhdimësie më të gjërë të ekonomisë politike neoliberale. Është e qartë që brenda VV-së ka veprimtarë që artikulojnë social-demokracinë, mirëpo këta zëra nuk kanë ardhur në shprehje në qeveri sa zyrtarët e saj me orientim dogmatik konservator dhe figurat e diskursi populist. Megjithatë, përtej manifestimeve dhe krizës aktuale politike e cila shpresojmë se nuk denigron përtej kuadrit ligjor, këto konflikte dhe zëra mund të rriten në cilësi dhe të shtyjnë përpara demokratizimin në të ardhmen”, ka thënë Mustafa.

Ndërsa brenda Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), sipas profesorit Mustafavërehen tri rryma ideologjike.

“Në Lidhjen Demokratike të Kosovës sot mund të vërehen tri rryma: një rrymë edhe më e thjeshtë populiste e drejtuar nga kandidatja për Kryeministre Vjosa Osmani e cila poashtu flet kryesisht për “kryearmikun e popullit”, një rrymë korporatiste që mundohet të imitojë Partinë Kristian-Demokrate të Gjermanisë e ndjekur nga kryetari Isa Mustafa, dhe një rrymë që ndoshta është më e përhapura brenda elitës së saj të re e cila del nga një shkollë ekonomike dhe ndjek konservatizmin klasik radikal pro-tregut”, ka thënë Mustafa. /Insajderi.com