Aktori që keqpërdori 100 mijë euro vazhdon me fyerje raciste – sulmon “ardhacakët” e pasluftës

Aktori që keqpërdori 100 mijë euro vazhdon me fyerje raciste – sulmon “ardhacakët” e pasluftës

Armond Morina ka vazhduar me gjuhë raciste dhe me gabime drejtshkrimore, teksa ka kritikuar sistemin e arsimit në Kosovë. Ai nuk ka kërkuar falje për fyerjet ndaj Policisë së Kosovës, por ka vazhduar përsëri me fyerje të njëjta.

Njeriu që ka përfituar 100 mijë euro nga buxheti i shtetit për prodhimin e filmave, kishte shfryer mllefin më herët mbi pjesëtarë të Policisë, të cilët kanë nisur një fushatë për sigurinë në trafik. Ai në një reagim ka injoruar kërkim faljen, por ka vazhduar t’i fyerje raciste teksa ka kritikuar edhe sistemin e arsimit në Kosovë, raporton  Insajderi.

Ai fillimisht ka kritikuar mediat për publikimin e fyerjeve nga ana e tij ndaj policëve, teksa ka këshilluar ato të merren me sistemin e arsimit ku edhe ka dashur ta prezantoj vetën më ndryshe.

“Ku ka debat më të mirë dhe më të zëshëm për nivelin e sistemit arsimor të degraduar të cilin okupatori filloi ta shkatërroi në kohën e okupimit. Ardhacakët në periudhën e pasluftës vazhduan procesin e degradimit ndoshta pa vetëdije, gjithmonë duke u nisur nga niveli i edukatës”.

“Një popull që gënjen shkollën ai gënjen: babën, nënën motrën e mos flasim për farefisin e gjerë. Të nderuar portale hapni këtë debat të nevojshëm për vendin para 18 vitesh. Me nderime artisti të cilin e larguan nga sistemi i arsimit pikërisht sepse nuk pranonte të jepte diploma shqiptarqe… Ai jam  unë… Sukses”, ka shkruar Morina në një reagim të tij në Instagram.

Morina më herët gjatë ditës i ka cilësuar të pashkollë policët e Kosovës teksa ka treguar problemet e tij me gjuhen shqipe.

“Ish dale policia tu kosoves demek me vu xhoba demek si vetdisim i popullates se pa arsimime… a polici ftyren hami nervoz thu ti i ka kry kater vjet shkokke… normal qe ja thash keshe ate ftyre te ndydht… shume i nxe kuptohet nga shkolla tri javore dukej qe si përkiste shtreses se edukime… kastravec mo… hehehehe. thenja nga filmi shqiptar i shkonte per ftyre: po zbriti katundaria n’qytet atdheu asht n’rrezik. a rrezik madh o boll kuptohet nga kta me shkolla te dyshimta dhe tre javore”, kishte shkruar Morina më herët në Instagram.

Morina më herët ka qenë pjesë e një procesi gjyqësor për keqpërdorim të mbi 280 mijë eurove për prodhimin e filmave.

Por, falë zvarritjes së procesit gjyqësor lënda kundër tij është parashkruar. Fondi prej 288 mijë eurosh i ndarë për prodhimin e dy filmave, është keqpërdorur dhe shpenzuar në hotele, karburante, dreka, darka, qofte e qebapë nga producentët, Armond Morina e Nehat Fejza.

Paratë në mënyrë të paligjshme u janë dhënë nga ish-ministrat e Kulturës, Astrit Haraqija dhe Valton Beqiri. Të dy ministrat të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Shkalla e parë kishte shqiptuar katër vjet burg me kusht të implikuarve. Nehat Fejza ishte obliguar që shtetit t’ia kthejë 188 mijë euro. Kolegu i tij, Armond Morina duhet t’i kthejë 100 mijë euro.

Gjykata e Apelit e kishte kthyer lëndën në rigjykim pa ndonjë bazë. Kur ishin rigjykuar, lënda kishte arritur kohën e parashkrimit.