Arturo Vidal mohon ta ketë fyer Ronaldon

Arturo Vidal mohon ta ketë fyer Ronaldon

“Cristiano Ronaldo është një mendjemadh”. Një përkthim i gabuar, e  marrë nga një gazetë angleze për t’u publikuar si frazë e Arturo Vidal, i cili thotë se kurrë nuk e ka thënë këtë për Cristiano Ronaldon. Lajmi u bë viral para ndeshjes Kili-Portugali dhe gjeneroi polemika të mëdha. Keqkuptimi është shkaktuar nga fjala “krisur”.

Vidal donte të thoshte se nuk kishte njeri frikë nga Portugalia, por përkthimi në gjuhën angleze ka fituar konotacione negative, duke u interpretuar si “mendjemadh”, apo “i ftohtë”. Dje, lojtari kilian donte për ta sqaruar çështjen.

“Unë kurrë nuk e kam thënë këtë gënjeshtër, që doli në media. Unë nuk e kam quajtur kurrë mendjemadh Ronaldon, kështu nuk mund t’i referohem një kolegu. Unë jam mirënjohës për Cristiano Ronaldon. Ai meriton gjithë respektin tim”, shkruan Telesport.

Në fakt, Vidal tregoi një histori se ata të dy kanë një marrëdhënie të përzemërt. Cristiano i dha të birit një fanellë të Arturo Vidal, pasi u luajt ndeshja Real Madrid-Bayern Munich në Champions.

“Cristiano bëri një gjest të mirë me djalin tim, Alonso. Morata (ish-shoku i grupit te Juventus) e futi djalin tim në dhomën e zhveshjes së Real Madridit dhe Cristiano ka marrë kohë për të bërë një foto me të, përveçse i dha fanellën e tij me autograf”, ka thënë Vidal.