“As ata mos të vijnë te ne”, irritohen shqiptarët që s’u lejuan të hyjnë në Kosovë

“As ata mos të vijnë te ne”, irritohen shqiptarët që s’u lejuan të hyjnë në Kosovë

Dhjetëra shtetas të Shqipërisë nuk janë lejuar të hyjnë në Kosovë pas shtrëngimit të masave kundër COVID-19.

Ata janë ndaluar në pikën kufitare në Morinë, për shkak të mungesës së testit ose certifikatës së vaksinimit.

Në këtë pikë kufitare mediat shqiptare raportojnë se janë krijuar kolona të gjata, pasi çdo qytetari që futet brenda territorit të Kosovës po i kërkohet dëshmi vaksinimi, test PCR negativ jo më të vjetër se 72 orë apo test serologjik në 30 ditët e fundit.

Qytetarët që udhëtojnë nga Shqipëria thonë se nuk është e drejtë kjo masë për sa kohë “qytetarët nga Kosova udhëtojnë drejt Shqipërisë pa asnjë kusht të tillë”./Insajderi.com