As në këtë seancë nuk kalon Projektligjin për UÇK-në

As në këtë seancë nuk kalon Projektligjin për UÇK-në

Edhe sot ka dështuar të votohet në parim Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i sponsorizuar nga Partia Demokratike e Kosovës, njofotn Insajderi.

Ky projektligj mori votat e vetëm 35 deputetëve, ndërsa dy partitë Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës u përmbajtën nga votimi.

Ndërkaq, do të hidhet në votim sërish në seancën e radhës.

Kështu u shpreh kryeparlamentarja Vjosa Osmani, pas votimit i cili nuk pati kuorum.

“Vetëm 35 deputetë kanë marrë pjesë në këtë votim, rrjedhimisht do të duhet të provojmë sërish në seancën e radhës”, tha ajo. /Insajderi.com