As në raundin e dytë nuk zgjedhet presidenti

As në raundin e dytë nuk zgjedhet presidenti

Ka dështuar zgjedhja e presidentit të Kosovës edhe në raundin e dytë të votimit, ku kandidatë janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta, njofton Insajderi.

Gjatë raundit të dytë, ku kanë marrë pjesë gjithsej 82 deputetë, asnjëri kandidat nuk ka arritur t’i marrë 2/3 e votave, dhe si rrjedhojë është kaluar në raund e tretë të votimit.

Vjosa Osmani gjatë këtij raundi ka arritur t’i sigurojë  67 vota,  ndërsa kandidati tjetër, Nasuf Bejta, i ka marrë 4 vota.

Të pavlefshme kanë qenë gjithsej 11 vota.

Në raundin e tretë presidenti mund të zgjidhet edhe me shumicë të thjeshtë prej 61 votash./Insajderi.com