As nënkryetari i PDK-së nuk paraqitet në takimin e thirrur nga Haradinaj

As nënkryetari i PDK-së nuk paraqitet në takimin e thirrur nga Haradinaj

Në takimin e sotëm me partnerët e koalicionit të thirrur nga kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, nuk ka marrë pjesë asnjë përfaqësues i PDK-së.

Edhepse u raportua se në këtë takim po merr pjesë nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ai nuk është parë aty.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se nuk e ka parë Hoxhajn, shkruan Insajderi.

“Se kam pa zotin Hoxhaj”, ka thënë Limaj.

Në këtë takim të thirrur nga Haradinaj, ka marrë pjesë edhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.