Osman Musliu, hoxha nga Drenasi i cili është pjesë e Sindikatës së BIK’ut dhe një nga kundërshtarët më të mëdhenj të myftiut Naim Tërnava, thotë se ky i fundit nuk mund të rrëzohet leht nga posti i kreut të BIK’ut.
Në një intervistë për Periskopin, Musliu ka thënë se Tërnavën nuk do të mund ta sfidonte për këtë post, as Pejgamberi (Muhamedi).
“Qisi sistemi zgjedhor ka ba Naim Tërnava me klanin e vet, po e shprehi një fjalë jo shumë mirë, me u ngjallë edhe Pejgameri nuk ka mundësi me i hi kundërkandidat Naim Tërnavës, se duhet pesë Këshilla me të propozu, asht problem me i zgjedhë pesë Këshilla me të propozu ose një e treat e Kuvendit problem është me hi me i dalë kundërkandidat Naim Tërnavës se kur t’i hish kundërkandidat që s’ki gjasa me fitu, për arsye se qaq ka bë system të poshtër zgjedhor saqë çuditesh”, ka thënë Musliu.