As qen shpëtimi as mjete pune për ekipet, kjo është gjendja e shtetit shqiptar nën drejtimin e Edi Ramës

As qen shpëtimi as mjete pune për ekipet, kjo është gjendja e shtetit shqiptar nën drejtimin e Edi Ramës

Edhe pse Shqipëria ka plot 107 vite që ka shpallur pavarësinë, fatkeqësia natyrore e 26 nëntorit e zuri të pa përgatitur, ky shtet nuk ka repart të specializuar për kërkim-shpëtim në situata emergjencash dhe aq më shumë ekipe me qenë të trajnuar..

Tërmëti shkatërrues i 26 nëntorit shkaktoi 51 viktima dhe dëme të shumta materiale.

U detyruan që t’i dalin në ndihmë qentë e shpëtimit të skuadrave zvicerane, kosovare, turke dhe kroate, për të shpëtuar personat nën rrënoja.

Rreth 45 persona u shpëtuan nga rrënojat e tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit. Kontribut të paçmueshëm për gjetjen e dhjetëra prej tyre dhanë qentë e trajnuar për kërkim-shpëtim.

Tanda, Inu, Dharma, Farhana dhe labradori Gizmo janë 5 prej heronjve me katër putra që gjetën shumë fatkeqë nën rrënoja. Ata janë të moshës 3 deri 8 vjeç, pjesë e ekipit kroat me 9 qenë të kërkim-shpëtimit, të cilët erdhën në Shqipëri rreth 10 orë pas rënies së tërmetit me magnitudë 6.4 të shkallës Richter.

 

Tërmeti i nëntorit në Shqipëri më shumë se sa numrin e madh të viktimave, që rritej nga çasti në çast ngriti edhe shumë pyetje. Kjo katastrofë natyrore a e ekspozoi Shqipërinë si një shtet para kolpasit nga korrupsioni? Nark-shteti, siç njihet së fundi Shqipëria e drejtuar nga Rilindja e Edi Ramës, sa ka gisht në numrin e viktimave? Si u bë që një shtet që ka mbi 100 vite ekzistencë nuk pati as qen për kërkim- shpëtim? As pajisje të domosdoshme për ekipet? As ekspertë për dëmet, që i solli nga Zvicra? Por pyetja kryesore mbetet ende pa përgjigje: A është përgjegjëse për numrin e viktimave mafia e ndërtimit në Durrës që u rrit nën qeverisjen e Partisë Socialiste?InsajderiIndoks