“As s’e kanë dashur Astritin, as s’e duan drejtësinë për të”

“As s’e kanë dashur Astritin, as s’e duan drejtësinë për të”

Frashër Krasniqi i PSD-së ka reaguar edhe një herë ndaj Haki Abazit të VV-së rreth deklaratave për vrasjen e Astrit Deharit.

“Plot entuziazëm qëndrese shprehte fytyra e Astritit, kur e pamë për herë të fundit në sallën e gjyqit që na u montua. Për mua, Adean, Atdheun dhe Egzonin do të mbetet përherë në kujtesë përshëndetja e fundit me të. Do të na shërbente gjatë si burim qëndrese në ato kohë jo të lehta. S’di çka do të thoshte sot Astriti po të dëgjonte që shokët ia shpallën vrasës”, thuhet në reagimin e Krasniqit.

“S’di qysh do të ndihej po ta dinte që sot në emër të tij po flet Haki Abazi që atëbotë s’la gjë pa thënë për të e për ne. S’di si do t’i përgjigjej heshtjes poshtëruese të aktivistëve të VV-së të cilëve Haki Abazi po ua përcakton tregimin mbi vdekjen e Astritit. S’di sa do të dëshpërohej kur Isën e Skender Hysenin i falën pa u kërkuar as më të voglin sqarim”, shkruan tutje ai.

“Po them që s’di si do të ndihej ai, sepse unë kurrë nuk do te flas në emër të tij. Me asnjë çmim e për kurrëfarë qëllimi nuk do ta përdori Astritin. Sepse jam thellësisht i neveritur nga përdorimi që po i bëhet prej atyre që as dy orë të jetës s’i kanë ndarë me të”.

“As s’e kanë dashur Astritin. As nuk e duan drejtësinë për të. Instrumentalizim i turpshëm politik”.

Krasniqi: Hakiu na quante vrasës, mjerim ku ka degraduar VV-ja