Asamblistët e Vetëvendosjes në Prishtinë ndahen në dy kampe

Asamblistët e Vetëvendosjes në Prishtinë ndahen në dy kampe

Hallakama në Vetëvendosje nuk ka të ndalur. Kryetari i Prishtinës këtë të enjte pas një deklarate të Dardan Molliqaj, ka reaguar kundër Albin Kurtit.

Dardan Molliqaj kishte thënë se Albin Kurti ka besuar gjithmonë se Shpend Ahmeti ka kontratë me ambasadorët për ta eliminuar politikisht Kurtin. E kjo e ka tronditur të parin e Prishtinës, i cili thotë është e dhimbshme të dëgjojë që është folur për të në këtë mënyrë, përderisa, siç shprehet ai, është munduar me mish e me shpirt për realizimin e koncepteve të partisë.

Pasi që puna ka ardhur deri në këtë mes, Vetëvendosje është duke u ndarë edhe në Asamblenë Komunale.

17 asambleistët e Vetëvendosjes tashmë kanë filluar t’i bëjnë publike se a janë me Shpend Ahmetin apo me Albin Kurtin.

Gazeta Express, nga burime të sigurta dhe shumë të afërta me Lëvizjen Vetëvendosje ka mësuar se asambleistët janë ndarë në dy krahë. Por, sipas informacioneve të siguruara Shpend Ahmeti ka më shumë simpatizues nga asambleja se sa Albin Kurti.

Asambleistët e Vetëvendosjes sipas këtij burimi, janë ndarë në këtë mënyrë:

Asambleistët që përkrahin Shpend Ahmetin (krahun e Molliqajt)

  1. Qendrim Sahiti
  2. Nol Nushi
  3. Drilon Pireva
  4. Milot Podvorica
  5. Adrian Berisha
  6. Genc Sherifi
  7. Vala Peshku
  8. Mimoza Sylejmani
  9.       Visare Gashi

Ndërsa Asambleistët që përkrahin Albin Kurtin dhe janë rreshtuar në këtë krah janë:

  1. Eman Rrahmani
  2. Egzon Azemi
  3. Vjosa Hamiti-Krasniqi
  4. Besnik Mujeci
  5. Leonora Shabani-Bajraktari

Gazeta Express ka shikuar nga afër profilet e secilit nga asambleistët e Vetëvendosjes. Shpërndarjet e statuseve të këtyre asambleistëve i vërtetojnë informacionet e siguruara nga burimet.