Asamblistët e Vetëvendosjes protestojnë në komunë për mungesë të Shpend Ahmetit

Asamblistët e Vetëvendosjes protestojnë në komunë për mungesë të Shpend Ahmetit

Sot është paraparë të mbahet mbledhja e shtatë e  Kuvendit Komunal në Prishtinë. Mirëpo në mbledhje ka munguar kryetari i kësaj komune, Shpend Ahmeti.

Për këtë mungesë të kryetarit më mbledhje disa asamblistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë zhvilluar një aktivitet protestues, brenda seancës, raporton Gazeta Insajderi.

Asamblisti, Eman Rrahamni e ka marrur një fotografi të kryetarit Ahmeti së bashku me një coca-cola zero dhe e ka vendosur në karrigen e tij.

Ai është thënë ‘’që  këtij problem nga sot i kemi dhënë fund, sepse si Lëvizje Vetëvendosje jemi angazhuar që ta sjellim kryetarin në seancë’’. /Insajderi.com

Aktivitet për mospjesëmarrja të Kryetarit të Prishtinës në mbledhjet e kuvendit

Gepostet von Eman Rrahmani am Mittwoch, 31. Juli 2019