Asamblisti i Vetëvendosjes: U kërcënova nga Shpend Ahmeti

Asamblisti i Vetëvendosjes: U kërcënova nga Shpend Ahmeti

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, thotë se është kërcënuar nga kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, njofton Insajderi.

Kështu u shpreh ai në mbledhjen e jashtëzakonshme që është mbajtur në kuvendin e komunës së Prishtinës, ku po diskutohet për buxhetin.

Azemi me anë të një postimi në Facebook, thotë se është kërcënuar nga kryetari Ahmeti e që po ashtu thotë se ai u ftua të dalë jashtë.

Pas kësaj Azemi thotë të ketë dalë nga salla ku po diskutohej për buxhetin, por që Ahmeti nuk kishte qenë aty.

“Në Prishtinë sot po mbahet Seanca për Buxhetin. U kërcënova nga Shpend Ahmeti e më ftoi të dalë jashtë. I falënderoj të gjithë asamblistët dhe stafin e Kuvendit që më këshillonin të mos dalë. Por kur dola, ai s’ishte aty. I strukur si gjithmonë por tash i irruar, sepse po i arrestohen inspektorët për korrupsion dhe po i përfundon mandati”, shkruan Azemi. /Insajderi.com