Asamblistja e AAK-së vaksinohet në Serbi: Marre për Qeverinë

Asamblistja e AAK-së vaksinohet në Serbi: Marre për Qeverinë

Asamblistja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Kuvendin Komunal të Gjilanit, Arta Haziri-Nuhiu, ka njoftuar se është vaksinuar kundër Coronavirusit në Serbi, përcjell Insajderi.

Në Facebook, Haziri-Nuhiu ka bërë të ditur se të mërkurën e ka marrë edhe dozën e dytë të vaksinës Pfizer në Preshevë.

Ajo ka fajësuar Qeverinë e Kosovës për “dështim” në sigurimin e vaksinave dhe për këtë arsye sipas saj, qytetarët po detyrohen t’i drejtohen institucioneve shëndetësore serbe.

“Është për keqardhje që Kosova ende pret ndihma nga BE-ja, numër të vogël vaksinash. Po ashtu, është për keqardhje me e pa qeverinë e vendit tim që në saje inatesh nuk I ka nënshkruar kontratat për furnizim me vaksina. Qeverisja nuk bëhet me sfilata e konferenca shtypi. Marre!”, ka shkruar ndër të tjera Haziri-Nuhiu./Insajderi.com

Në mungesë të vaksinave kundër koronavisurit, qytetarët e Kosovës po detyrohen t’i drejtohen institucioneve…

Posted by Arta Haziri-Nuhiu on Wednesday, May 12, 2021