Asamblistja e Nismës në Drenas kalon në PDK

Asamblistja e Nismës në Drenas kalon në PDK

Malsore Cakiqi nga Nisma për Kosovën ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës.

Cakiqi, asamblistë në Drenas, ka thënë se ky kalim bëhet për arsye të shumta.

“Duke menduar se mund të bëjmë ndonjë ndryshim në komunën tonë, jemi anëtarësuar në Nisma për Kosovën. Për fat të keq, këtu në Nisma, zhgënjimin e patëm edhe më të madh. Në vend se të promovohen vlera të mirëfillta politike, u aktivizuan ndërskëmcat dhe hilet e papara.”, ka theksuar ajo, nëpërmjet një shkrimi në Facebook.