Asamblistja që e la LDK-në për AAK-në: I besoj vizionit të Haradinajt

Asamblistja që e la LDK-në për AAK-në: I besoj vizionit të Haradinajt

Fitnete Bejta, deri tash asambliste e LDK-së në Komunën e Prishtinës rrugëtimin politik do ta vazhdojë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Ajo përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur se vendimin e saj e ka marrë pas një analize të detajuar e të gjatë.

“E kam vlerësuar se kontributi im politik në Asamblenë Komunale të Prishtinë, do të jetë më i plotë me AAK-në, me të cilën më lidhin shumë pikëpamje e qëndrime të përbashkëta. I besoj vizionit për shtetin të kryeministrit Haradinaj”, shkruan ajo.

Bejta falënderon kolegët e saj nga LDK-ja për punën dhe sukseset e përbashkëta deri më tani, duke thënë se do të vazhdojë ta mbrojë interesin e mbështetësve dhe votuesve të saj, pavarësisht se ku do të jetë.