
Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit Rexhep Kadriu, inspektoi punimet në asfaltimin e rrugës Shajkoc-Xehrore, investim i MIT-së.
Zëvendësministri Kadriu, tha se MIT po investon në të gjitha komunat e vendit, në mënyrë që qytetarëve t’u krijohet lehtësi në qarkullim dhe qasje më e lehtë në zonat turistike të vendit.
Kjo rrugë me gjatësi 6.6 kilometra, ka kosto rreth 660 mijë euro dhe lidhë me rrugë Shajkocin, Drazhnjene Xeheroren dhe mund të shfrytëzohet edhe për të kaluar në Orllan.