Asgjësohen mbi 3 mijë bimë narkotike në Vlorë

Asgjësohen mbi 3 mijë bimë narkotike në Vlorë

Policia e Vlorës ka asgjësuar 3515 bimë narkotike në fshatrat Kallarat, Treblovë dhe Kotë.

Gjithashtu, është sekuestruar një sasi prej 19.7 kg lëndë narkotike në banesën e një shtetasi, i cili është arrestuar. Bëhet fjalë për 63-vjeçarin Resul Ismailaj.

Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Treblovë, pranë vendit të quajtur “Përroi i Madh”, janë gjetur 4 parcela toke publike e papunuar me 3404 bimë narkotike të llojit kanabis sativa, me gjatësi 30-100 cm. Dyshohet se këto bimë narkotike kanë mbirë vetë për shkak se vitin e kaluar janë asgjësuar bimë të ngjashme të mbjella në të njëjtin vend dhe që mendohet të jenë favorizuar nga kushtet klimaterike.