Asgjësohet mall i skaduar në vlerë prej 11 mijë eurosh në Prishtinë

Asgjësohet mall i skaduar në vlerë prej 11 mijë eurosh në Prishtinë

Mall me afat të skaduar në vlerë prej 11 mijë eurove është asgjësuar sot, e premte, në Prishtinë, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri, në një postim në Facebook.

Ai ka thënë se Komuna e Prishtinës është e vetmja komunë “që takson për një shërbim të tillë, në mënyrë që të inkurajohen të gjitha bizneset që të veprojnë njësoj”.

“Kompanitë e përgjegjshme e largojnë me kohë mallin me afat të skaduar, dhe e ftojnë Inspekcionin në mbikëqyrje të asgjësimit. Kësisoj, sot u asgjësuan mallra ne vlerë mbi 11 mijë euro”, ka shkruar Tahiri./Insajderi.com