Një mjet i dyshuar në “Bregun e Diellit”, Prishtinë është asgjësuar.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Nga njësia për menaxhimin e mjeteve shpërthyese mjeti i dyshuar është asgjësuar në mënyrë të kontrolluar dhe ka rezultuar të mos jetë mjet shpërthyes”, tha Borovci.
Të dielën rreth orës 12:00 ka pasur dyshime për një mjet shpërthyes. /insajderi.com