Operacionet antikanabis kanë vijuar me sekuestrimin e 7 200 bimëve të tjera narkotike në Qarkun e Durrësit dhe arrestimin në flagrancë të një 29-vjeçari të akuzuar për kultivim.
Policia e Vlorës ka asgjësuar 16 mijë bimë kanabis sativa dhe ka arrestuar një nga autorët e kultivimit të këtyre bimëve, ndërsa një person tjetër është shpallur në kërkim.
Bimët narkotike janë gjetur të kultivuara në fshatrat Trevllazër, Llakatund, Tërbaç, Armen dhe Karroq, të mbjella në zona të vështira, kryesisht në mesin e pyjeve të dendura, përgjatë luginave
Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Kuçaj të Krujës, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan me anë të djegies rreth 5 700 bimë narkotike të dyshuara të llojit kanabis sativa, ndërsa u arrestua në flagrancë shtetasin Dashamir Bami 29 vjeç, banues në Tapizë, njofton Top Channel.
Një tjetër sasi prej 1430 bimësh narkotike u konstatuan të kultivuara në vendin “Përroi i Bizës”, në Ishëm të Durrësit dhe u asgjësuan me anë të djegies.
Gjithashtu, policia e Shkodrës gjeti dhe asgjësoi 2670 rrënjë bimë narkotike të mbjella në toka publike në zonën e Gjegjanit në Puke dhe në njësinë Gruemire në Malësinë e Madhe.
Bimët narkotike ishin në lartësinë dy metra dhe të gjitha janë asgjësuar me djegie. Në asnjë nga parcelat policia nuk ka gjetur kultivuesit.