Nexhat Daci është zgjedhur sot kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Ai do të zëvendësojë në këtë post akademikun Hivzi Islami.
Ndryshe Daci ka qenë kryetar i Akademisë së Shkenca dhe Arteve të Kosovës edhe më herët në periudhën 1998-2002. Nexhat Daci ka mbajtur edhe poste politike, ku si anëtar i LDK-së kishte qenë kryetar i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e parë të pasluftës në vitet 2001-2004 si dhe në legjislatuurën tjetër 2004-2006, kur ishte detyruar të japë dorëheqje.
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës Nexhat Daci ishte dënuar me tetëmbëdhjetë muaj burg, të suspenduar për dy vite nëse nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale, për keqpërdorim të pozitës zyrtare për përfitime dhe qëllime personale. Akuzat i referohen periudhës kur Daci ishte Kryetar i Kuvendit të Kosovës, raporton Insajderi.
Daci ishte shpallur fajtor për blerje të një palë syzeve dhe për rregullim të dhëmbëve me para të taksapaguesve kosovarë.
Nexhat Daci kishte themeluar një parti të veten pas ndarjes së LDK-së. Në vitin 2007 ai është zgjedhur kryetar i Lidhjes Demokratike të Dardanisë.
Daci është i lindur më 26 korrik 944 në Tërnoc, është i martuar dhe baba i tre fëmijëve. Ai është kimist me profesion. Ka përfunduar Shkencat e Natyrës në Universitetin e Beogradit më 1966, ka kryer studimet postdiplmike të magfjistraturës në Beograd, kurse ka marrë titullin doktor i shkencae të kimisë në Universitetin e Zagrebit më 1973.