
Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, ka njoftuar se nuk është vjedhur asnjë paisje në Aeroportin e Prishtinës.
Disa media raportuan të shtunën se janë vjedhur paisje të radarëve.
Lajmi u demantua nga ASHNA, duke deklaruar se asgjë nuk ka ndodhur.
“Ky sqarim vjen pas publikimit të lajmit në disa media për vjedhjen e pajisjeve të radarëve në Aeroportin e Prishtinës, duke përdorur si ilustrim me qëllim ose pa, foton e Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, ku më pastaj shumica e mediave janë drejtuar në ASHNA për të kërkuar detaje se si ka ndodhur rasti”, thuhet në reagim. /Insajderi.com