ASK

ASK tregon shifrat: Popullsia e Kosovës është zvogëluar – rreth 35 mijë persona kanë emigruar

ASK tregon shifrat: Popullsia e Kosovës është zvogëluar – rreth 35 mijë persona kanë emigruar

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se gjatë vitit 2019, popullsia e Kosovës ka pasur rritje natyrore për 15 mijë e 294 persona, njofton Insajderi.

Ndërsa sipas ASK-së vendin e kanë lëshuar 34 mijë 911 persona.

Statistikat gjithashtu tregojnë se bilanci i migrimit ndërkombëtar për vitin 2019 ishte minus 28 mijë e 845 banorë.

Kurse, popullsia rezidente e Kosovës, për periudhën 01 janar – 31 dhjetor 2019, është zvogëluar për 13 mijë e 551 banorë.

ASK bën të ditur edhe se popullsia në Kosovë për vitin 2019 vlerësohet të jetë 1 milionë e 782  mijë e 115 banorë rezidentë.

Vlerësimi i numrit të popullsisë është domosdoshmëri, praktikë dhe standard, që bëhet çdo vit nga institucionet zyrtare të statistikave të një vendi.

Kjo, për faktin se në periudhën ndërmjet dy regjistrimeve (periudhë dhjetëvjeçare) ndodhin ndryshime të theksuara në popullsinë e një vendi, një komune a një vendbanimi./Insajderi.com