
Rruga nga Veterniku në Prishtinë është bllokuar sërish nga veturat e shumta që po qarkullojnë.
Edhe sot në këtë rrugë kanë mbetur të bllokuara shumë vetura si pasojë e kolonave të gjata që janë krijuar.
Ndryshe, Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar të martën se deri në përfundimin e punimeve në zgjerimin e rrugës nacionale do të lëshohet në funksion rruga ndihmëse (Rreth rrotullimi ndihmës për qarkullimin normal të trafikut).