“Askush nuk ka bëri për rajonin e as nuk e njohu më shumë se Angela Merkel”

“Askush nuk ka bëri për rajonin e as nuk e njohu më shumë se Angela Merkel”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas takimit të sotëm me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, tha se askush nuk ka bërë më shumë se Merkel për këtë rajon që nga përfundimi i luftës, duke shtuar se beson që askush as nuk e ka kuptuar më mirë rajonin sesa ajo, transmeton Insajderi.com.

Kështu u shpreh ai në konferencën për media të përbashkët me Merkel, pas vizitës së fundit të kancelares në Tiranë, që do të jetë edhe vizita e lamtumirës për të në këtë rajon.

“Askush nuk ka bërë për këtë rajon pas kapërcimit të luftës më shumë se kancelarja gjermane. Ajo që është akoma më e rëndësishme është se askush nuk e ka kuptuar këtë rajon më mirë se kancelarja gjermane”, ka thënë Rama.

“Është gjithmonë një problem se nuk i ka qejf fjalimet me fjalë të bukura por është shumë e sinqertë shprehja e fjalëve më të mira për procesin e Berlinit që është një vizion largpamës për të parë të ardhmen të gjithë së bashku dhe përtej rezultateve konkrete në aspektin e fushave që mbulon procesi i Berlinit”, tha më tej ai duke shtuar se arritja më e madhe është vendosja e një fryme bashkëpunimi dhe bashkëveprimi.

Rama më tej shprehi falënderime për Merkel, duke thënë se Ballkani nuk do të jetë njësojë pa të, por as Evropa nuk do të ishte si është sot po të mos ishte kancelarja Merkel.

“I shpreh mirënjohjen dhe i them se ishte privilegj, nder dhe kënaqësi të kisha këtë detyrë në këtë njëjtën kohë me të dhe të mësoja prej saj dhe sipas meje, sot është një moment për të gjithë ne të jemi të vetëdijshëm për atë që kancelarja ka bërë dhe boshllëkun që ajo lë. Pa Merkel Ballkani nuk do jetë njësoj dhe as Europa nuk do ishte si është sot”, tha Rama. /Insajderi.com