
Asnjë i vdekur si pasojë e COVID-19 nuk është regjistruar në Kosovë në njëzetekatër orët e fundit.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka raportuar për 12 raste të reja si dhe 182 të shëruar.
Numri i rasteve aktive tani është 1.652, një pjesë e vogël të hospitalizuar.
Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë ka publikuar edhe numrin e vaksinave për ditën e fundit e që është 2.955. /Insajderi.com