Asnjë i vdekur dhe 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Asnjë i vdekur dhe 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Asnjë person nuk ka vdekur brenda 24 orëve të fundit, si pasojë e infektimit me Coronavirus në Kosovë, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku thuhet se edhe 19 raste kanë rezultuar pozitive me COVID-19.

Rastet e reja të infektimit janë regjistruar nga gjithsej dy mijë e 733 mostra të marra për testim.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 177 qytetarë të prekur me këtë virus, derisa numri i të shëruarve ka shkuar në 103 mijë e 143, ndërsa numri i rasteve aktive është dy mijë e 43.

Në të njëjtën periudhë kohore janë dhënë dy mijë e 318 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 67 mijë e 94 doza të vaksinës. /Insajderi.com