Asnjë i vdekur dhe 35 raste të reja me COVID-19

Asnjë i vdekur dhe 35 raste të reja me COVID-19

Asnjë person nuk ka vdekur gjatë njëzetekatër orëve të fundit si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar 35 infeksione të reja.

Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë, ka raportuar për 79 persona të shëruar, të hënën.

Raste aktive me COVID-19 tani janë 1 mijë e 51 sosh.

Vaksinimi:

Qendra e Vaksinimit, Prishtinë.

Gjatë ditës së fundit janë dhënë edhe 11 mijë e 291 vaksina kundër COVID-19

Deri më tash mbi 826 mijë qytetarë kanë marrë të paktën një dozë vaksine.

Ndërsa, rreth 642 mijë kanë kryer procesin me dy vaksina.

Shteti administron 1 milion e 468 mijë e 152 vaksina. /Insajderi.com