Asnjë i vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Asnjë i vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Asnjë person nuk ka vdekur brenda 24 orëve të fundit në vend, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, ku thuhet se edhe shtatë qytetarë kanë rezultuar pozitivë.

Rastet e reja të infektimit janë regjistruar nga gjithsej dy mijë e 202 mostra të marra për testim.

Bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetët Publik të Kosovës, bëhet e ditur se sot janë shëruar dy qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.536.

Në total numri i rasteve aktive është ngritur në 103.

Sa I përket imunizimit, gjatë ditës së sotme qendrat e vaksinimit nuk kanë punuar meqë është ditë vikendi. /Insajderi.com