Asnjë person i infektuar me Coronavirus nuk ka vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton Insajderi. Kë" />

Asnjë i vdekur nga Coronavirusi në Kosovë, 12 raste të reja

Asnjë i vdekur nga Coronavirusi në Kosovë, 12 raste të reja

Asnjë person i infektuar me Coronavirus nuk ka vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësië, ku thuhet se 12 qytetarë janë infektuar gjatë kësaj kohe, nga gjithsej dy mijë e 668 testime të kryera.

Në të njëjtën periudhë kohore janë shëruar 119 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 mijë e 107, teksa numri i rasteve aktive ka rënë në 238.

Në 24 orët e fundit janë dhënë tre mijë e 205 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 102.598 doza të vaksinës. Deri më sot 11.019 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Insajderi.com