Asnjë i vdekur nga Coronavirusi në Kosovë – reagon Zemaj

Asnjë i vdekur nga Coronavirusi në Kosovë – reagon Zemaj

Pas një kohe të gjatë, Kosova sot ka shënuar zero raste të vdekjes të pacientëve që janë infektuar me COVID-19, gjë për të cilën ka reaguar edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, njofton Insajderi.

Zemaj këtë e ka quajtur lajm që na bën të ndihemi mirë dhe se kjo nuk do të zbehë përkushtimin e tij si ministër, por as edhe të personelit shëndetëosrë dhe të gjithë akterët tjerë të përfshirë në luftën me pandeminë.

“Kosova sot po shënon zero raste të vdekjeve të pacientëve të infektuar me Covid 19, një lajm që padyshim na bënë të ndihemi mirë, por asesi që ta zbehë përkushtimin tim si ministër, sikurse as edhe të personelit mjeksorë dhe të të gjithë aktereve të tjerë të involvuar në luftë me pandeminë.”, ka shkruar Zemaj në Facebook. /Insajderi.com

Kosova sot po shënon zero raste të vdekjeve të pacientëve të infektuar me Covid 19, një lajm që padyshim na bënë të…

Posted by Armend Zemaj on Tuesday, September 8, 2020