Asnjë i vdekur nga COVID-19, 18 raste të reja

Asnjë i vdekur nga COVID-19, 18 raste të reja

Asnjë person nuk ka vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit nga COVID-19, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku thuhet se 18 raste kanë rezultuar pozitive me COVID-19 nga gjithsej një mijë e 886 mostra të marra për testim.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 412 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.519 raste, kurse numri i rasteve aktive ka rënë në dy mijë e 593.

Numri total i rasteve pozitive është 107.354 raste dhe dy mijë e 242 raste të vdekjes.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Gjilan 3 raste, Rahovec 3 raste, Drenas 2 raste, Gjakovë 2 raste, Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Istog, Klinë, Mitrovicë, Prishtinë dhe Viti”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com