Asnjë i vdekur nga COVID-19, 9 raste të reja

Asnjë i vdekur nga COVID-19, 9 raste të reja

Asnjë person i infektuar me COVID-19 nuk ka vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, ku thuhet se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nëntë qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 nga gjithsej një mijë e 694 testime.

Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.200, ndërsa numri total i rasteve aktive është 179.

Në 24 orët e fundit janë dhënë shtatë mijë e 341 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 125.882 doza të vaksinës. Deri më sot 16.821 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Insajderi.com