
Asnjë vdekje nga COVID-19 nuk është shënuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton Insajderi.com.
Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, ku thuhet se edhe 14 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Coronavirus gjatë kësaj kohe.
Rastet e reja të infekimit janë shënuar nga gjithsej dy mijë e 140 testime të kryera.
Në të njëjtën periudhë kohore janë shëruar edhe 61 qytetarë të infektuar deri më sot, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 157 mijë e 83.
Me këtë rast numri i rasteve aktive ka rënë në 515.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.705 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.514.370 doza të vaksinës. Deri më sot 681.450 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Insajderi.com