Asnjë i vdekur nga COVID-19 në Shqipëri – 134 raste të reja

Asnjë i vdekur nga COVID-19 në Shqipëri – 134 raste të reja

Asnjë person i vdekur nga Coronavirusi nuk është regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, njofton Insajderi.

Pas shumë muajsh raportime për persona që nuk kanë arritur t’i bëjnë ballë këtij virusi, sot janë shënuar zero viktima nga ky virus, ndërkaq janë prekur edhe 134 persona të tjerë.

Përgjatë këtyre orëve janë kryer 852 testime ku 100 qytetarë rezultojnë të shëruar duke e çuar në shtatë mijë e 239 numrin e personave që e kanë mundur COVID-19 në Shqipëri.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së këtij vendi, shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë është: 61 raste në Tiranë, 14 raste në Durrës, 10 raste në Elbasan, 9 raste në Shkodër, 7 raste në Fier, 5 raste në Korçë dhe Tropojë, 4 raste në Berat dhe Mat, 2 raste në Krujë, Vlorë, Mirditë, nga 1 rast në Lezhë, Has, Kavajë, Lushnje, Kamëz, Pogradec, Malësi e Madhe, Bulqizë, Vorë.

Që nga shpërthimi i pandemisë në Shqipëri me Coronavirus janë prekur 12.921 persona, prej tyre shtatë mijë e 239 janë të shëruar, pesë mijë e 312 janë raste ende aktive dhe betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 370 persona. /Insajderi.com